Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEROAZZURRI

Më në fund, fitore

REUTERS/Alessandro Garofalo

Më në fund, fitore


21 April, 2013 @15:02

Goli i sulmuesit veteran, Tommaso Rocchi, në minutën e 82-të të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm që Interi të ndërpresë serinë e keqe në shtëpi. 

Pas katër humbjeve rresht në Giuseppe Meazza, tre në Serie A dhe një në Kupë të Italisë, Inter ka arritur të shënojë fitore 1-0, ndaj Parmës sot. 

Kriza e neroazzurrëve nga lëndimet e shumta, ka bërë shumë të rëndësishme këtë fitore të sotshme. Inter ka të lënduar lojtarë si: Esteban Cambiasso, Fredy Guarin, Rodrigo Palacio, Antonio Cassano, Diego Milito, Walter Gargano, Yuto Nagatomo, Ibrahima Mbaye, Gaby Mudingayi, Joel Obi, Dejan Stankovic dhe Luca Castellazzi. 

Me këtë fitore, Interi ka shpëtuar nga rreziku për të thyer rekordin më të zi prej katër humbjeve rresht në shtëpi në Serie A. 

Inter tash gjindet në vendin e pestë të Serie A-së me 53 pikë, ndërsa Parma mbetet e 11-ta me 39 sosh.



SERIE A, SOT

Inter - Parma 1-0 Rocchi 82

 
Të gjitha lajmet nga Serie A