BARÇA
Farbegas zgjedh dilemën
21 April, 2013 @0:58
Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Levantes gati në fund të ndeshjes. Ka qenë Cesc Fabregas që ka shënuar gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, kur shfrytëzoi një asistim nga ana e kilianit, Alexis Sanchez, që u fut në lojë në minutën e 77-të të ndeshjes.
Barcelona pa Lionel Messin dhe me mjeshtrin e mesfushës, Xavi Hernandez, është dukur shterpe gjatë gjithë lojës, derisa trajneri Tito Vilanova vendosi ta fuste këtë të fundit në lojë në minutën e 60-të të ndeshjes. Më parë edhe sulmuesi David Villa nuk kishte shfrytëzuar një penallit.
Me këtë fitore Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e tretë me radhë në La Liga, duke arritur kuotën e 84 pikëve (13 më shumë se Real Madrid) dhe duke e ruajtur epërsinë 13 pikëshe ndaj madrilenëve gjashtë javë pa përfunduar kampionati.
LA LIGA, SONTE:
Barcelona - Levante | 1-0 |