TREPÇA
Fitojnë pas 3 humbjeve
20 April, 2013 @18:16
Futbollistët e Trepçës, pas tre ndeshjeve të humbura i janë kthyer fitoreve. Futbollistët e Fidaim Haxhiut kanë mposhtur sot Vëllaznimin e Gjakovës 2-0 në Riza Lushta të Mitrovicës.
Golat për mitrovicasit erdhën në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes, kur Xhevdet Mulliqi shënoi në minutën e 82-të, ndërsa krejt në fund edhe Enis Zabërxha shënoi për të konfirmuar fitoren e të gjelbërve, 2-0.
Me këtë humbje Vëllaznimi tashmë rrezikon seriozisht rënien nga elita, në rast se Kosova e Vushtrrisë dhe Drenica arrijnë të shënojnë fitore në ndeshjet e tyre që luhen nesër.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Trepça - Vëllaznimi | 2-0 |