MOURINHO
Vendos në maj
20 April, 2013 @12:59
Spekulimeve të shumta lidhur me të ardhmen e portugezit, Jose Mourinho, në krye të bankës së Real Madridit, i ka dhënë fund vetë Mourinho.
”Çështje fundamentale është të përfundojmë stinorin në mënyrë më të mirë, pastaj të ulemi t’i qartësojmë gjërat, të arrijmë konkluzionet e pastaj vendosim,” ka thënë Mourinho, ka njofuar sot kanali televiziv Eurosport në lajmet e tyre.
Jose Mourinho gjatë gjithë pjesës së dytë të këtij stinori është spekuluar se do ta lë Real Madridin për t’iu kthyer ndonjërës nga dy ish ekipet e tij, Chelsea ose Inter, duke mos munguar as skuadrat tjera.