LAMTUMIRA
Skela e Lala, me ceremoni
19 April, 2013 @14:49
Më në fund do të ndodh edhe në Shqipëri. Lojtarët të cilët luajnë në kombëtare do të pensionohen nga ajo në mënyrë të denjë, siç u ka hije atyre që kanë kontribuuar në ndeshjet e kuqezinjëve me djersën e tyre.
Kështu ka vendosur sot Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj, ku ka marrë edhe disa vendime tjera.
Altin Lala dhe Ervin Skela dy yjet e kombëtares do të ndahen edhe simbolikisht nga kombëtarja me ceremoninë që do të organizohet veçanërisht për ata.
Ngjarja do të organizohet në prag të ndeshjes Shqipëri - Norvegji me 7 qershor të këtij viti.