FFK
Sot vendoset
19 April, 2013 @10:40
Trepça dhe Vëllaznimi, nesër dhe pesë ndeshje tjera të planifikuara të dielën mund të mos luhen po qe se FFK-ja nuk merr masa ndaj krerëve të Komisionit Disciplinor dhe të Garave.
Kështu, kanë bërë të ditura klubet e Superligës në një mbledhje të mbajtur dje. E tërë kjo vjen pas incidentit në ndeshjen Hysi-Prishtina. Sjella e Komisionit Disciplinor dhe Komisionit të Garave, për dikë nënë e për dikë njerkë, ka irrituar krerët e klubeve të cilët kanë thënë njëzëri se pa u ndërruar udhëheqësia e këtyre komisioneve - s’ka futboll.
E në njejtën kohë, burime nga FFK-ja thonë se kreu i KD-së, Metë Çeku, ka dhënë dorëheqje sot.
Sidoqoftë, gjithçka do të mirret vesh pas mbledhjes së sotme në FFK ku takohet Komiteti Ekzekutiv.
Ndërsa ndeshjet do të duhet të presin nëse nuk mirren masa. Futbolli i Kosovës, po bie edhe më...
RAIFFEISEN SUPERLIGA/ XHIRO XXV
20 prill, 15:00 | Trepça - Vëllaznimi | ||
21 prill, 13:00 | Prishtina - Drenica | ||
21 prill, 13:00 | Trepça 89 - Kosova V | ||
21 prill, 15:00 | Besa - Hysi | ||
21 prill, 15:00 | Drita - Liria | ||
21 prill, 15:00 | Ferronikeli - Hajvalia |