ROSSONERI
Kush mbetet në Milan?
18 April, 2013 @11:28
Sipas analizave të së përditshmes sportive italiane, La Gazzetta dello Sport, Milan do të mund të vazhdojë kontratat e futbollistëve si Christian Abbiati dhe Massimo Ambrosini.
Kontrata e dyshes së përmendur përfundon në qershor dhe se portieri Abbiati është gati i sigurtë për nënshkrim të kontratës së re, por edhe Ambrosini është afër.
Mirëpo, problemi qëndron se Milan nuk di çka të bëj ende me futbollistë si Mathieu Flamini, Mario Yepes dhe Daniele Boera, pasi që edhe këta janë në përfundim të marrëdhënies me rossonerrët, për shkak se u skadon kontrata në fund të qershorit.
Sa i përket Flaminisë, ish lojtarit të Arsenalit, thuhet që ai ka ende adhurues në Angli dhe do të mund të kalojë në një ekip të Premier League. Ai aktualisht fiton 1.5 milionë euro në stinor, kështu që është i kapshëm për çdo ekip të ligës elite angleze.