GTM 2012
Anglia, blerësja më e madhe
19 April, 2013 @8:56
Në raportin e quajtur Global Transfer Market 2012, FIFA ka analizuar rreth 200 shtete, ligat e tyre nga të gjitha kontinentet dhe ka bërë të ditur se për transfere në mbarë botën janë harxhuar 2.5 miliardë dollarë.
Sipas këtij raporti, Anglia, Rusia dhe Turqia janë tre vendet e para që kanë harxhuar më së shumti para në blerje të futbollistëve.
Derisa të kundërtën e kësaj tresheje e bëjnë, Brazili, Portugalia dhe Italia. Kjo treshe e fundit ka fituar më së shumti para nga shitja e lojtarëve jashtë vendit.
VENDET QË KANË HARXHUAR MË SË SHUMTI - TOP 3
1 | Anglia | 314 miliionë dollarë | ||
2 | Rusia | 256 miliionë dollarë | ||
3 | Turqia | 78 miliionë dollarë |
VENDET QË KANË SHITUR MË SË SHUMTI - TOP 3
1 | Brazili | 121 miliionë dollarë | ||
2 | Portugalia | 103 miliionë dollarë | ||
3 | Italia | 91 miliionë dollarë |