KUQ-E-ZI
Aprovohen shpërblimet
19 April, 2013 @14:38
Federata Shqiptare e Futbollit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv sot, ka aprovuar shpërblimin prej 120 mijë euro për futbollistët e kombëtares shqiptare për fitoren madhore të nxjerrë ndaj Norvegjisë në Oslo.
Shqipëria kishte arritur që me anë të golit të Hamdi Salihit, pas një strategjie mjeshtërore nga goditja e lirë, të shënojë golin e vetëm të ndeshjes që ua solli kuqezinjëve tre pikë dhe vendin e dytë në grupin kualifikues që e udhëheq Zvicra.