Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAUDRUP

Derbi uellsian, më i veçantë

REUTERS

Derbi uellsian, më i veçantë


19 April, 2013 @11:04

Pasi që ekipi nga Uellsi, Cardiff, arriti të merr biletën për Premier League, për herë të parë pas 51 viteve, kreu i rivalit uellsian, Swansea, Michael Laudrup, ka thënë se mezi pret ditën e ndeshjes. 

Laudrup që ka qenë pjesëmarrës në El Clasicon e famshme ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, ka thënë se derbi uellsian është edhe më i veçantë. 

“Në karrierën time kam luajtur në El Clasico, por kjo është diçka krejt tjetër dhe e veçantë. I ngjan traditës së ndeshjeve Liverpool - Manchester, por edhe derbit romak ndërmjet Lazios dhe Romës. Kjo është një arritje e madhe për një shtet të vogël si Uellsi, që t’i ketë stinorin e ardhshëm dy ekipe në Premier League,” ka thënë danezi Laudrup, që ka fascinuar shumëkë me Swansean këtë stinor. 

Cardiff me barazim ndaj Charltonit këtë javë ka arritur të sigurojë Premier League-në. Sëansea, që ka ardhur stinorin e kaluar në Premier League, ka siguruar mbijetesën gati në gjysmëstinor. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League