BLATTER
I pëlqen karrigia
20 April, 2013 @12:49
Plaku 77 vjeç, Josepp Blatter, i cili është duke e kaluar detyrën si kryetar i shtëpisë botërore të futbollit (FIFA), ka dhënë sinjale shumë të fuqishme se do të kandidohet edhe për një mandat tjetër.
“Nuk kemi përfunduar ende reformat. Kjo është vetëm pjesa e parë e reformave. Tashmë duhet t’i luftojmë edhe kurdisjet e ndeshjeve dhe politikën në futboll, për të pastruar tërësisht futbollin,” ka thënë Blatter në kongresin e CONCACAF-it (CONCACAF - menaxhon futbollin e Amerikës Veriore, Qendrore dhe regjionit të Karaibeve).
Blatter është zgjedhur president i FIFA-së në vitin 1998, ndërsa ka punuar në këtë organizatë që nga viti 1975.