FUTBOLLI I KOSOVËS
Vazhdojnë garat
20 April, 2013 @12:24
Kërcënimi i klubeve të Superligës së Kosovës në futboll se nëse nuk ndërrohen krerët e Komisionit të Garave dhe Disciplinore, nuk do t’i vazhdojnë garat, ka pirë ujë.
Kreu i Komisionit të Garave, Isuf Ajeti dhe ai i Komisionit Disciplinor, Met Çeku, kanë dhënë dorëheqje, derisa në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, Federata e Futbollit ka pezulluar punën e këtyre komisioneve deri të hënën.
Kështu, klubet e Superligës së Kosvës kanë pranuar t’i vazhdojnë garat dhe pas kësaj xhiroje do të shihet se çka do të ndodhë me futbollin.