BUNDESLIGA
Xhaka në Ligë të Kampionëve!
20 April, 2013 @13:10
Fitorja e mbrëmshme e Borussia Monchengladbachut ndaj Augsburgut me rezultat minimal 1-0, me anë të një goli të shënuar nga penalltia, ka ngritur apetitet e të gjelbërve.
Goli nga penalltia i Filip Daemsit në minutën e 27-të të ndeshjes ka ngritur Borussian në vendin e gjashtë dhe ka lënë atë vetëm dy pikë larg Schalkes që dërgon në kualifikime për Ligën e Kampionëve.
Kosovari Granit Xhaka është paraqitur për 90 minuta në mes të fushës dhe kontributi i tij në ndeshje është çmuar nga mediat lokale atje. Borussia Monchengladbach gjindet në pozitën e gjashtë me 44 pikë të tubuara, katër xhiro pa përfunduar stinori në Bundesligë.
BUNDESLIGA
Borussia Monchengladbach - Augsburg | 1-0 |