LOS BLANCOS
Özil i jep 3 pikë Realit
20 April, 2013 @20:22
Real Madridi regjistroi fitoren e tretë me radhë në La Ligan spanjolle, duke e mposhtur Real Betisin me rezultat 3-1.
Dhjetëshi i madrilenëve, Mesut Özil, shkëlqeu në ndeshje pasi shënoi dy herë. Futbollisti turk me nënshtetësi gjermane shënoi në minutat e fundit të të dy pjesëve (45’ dhe 90’+1), derisa goli tjetër u shënua nga françezi Karim Benzema (57’).
Jorge Molina ishte realizatori golit të vetëm për ekipin mysafir, pasi shënoi nga penalltia në minutën 73’.
Kjo fitore është e mirëseardhur për skuadrën e trajnerit Jose Mourinho, e cila ndeshjen e radhës do ta ketë shumë më të rëndësishme se kjo, pasi do të takohet me Borussia Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
REZULTATI
Real Madrid - Real Betis | 3-1 |