PARTIZANI
Partizani në Superiore
21 April, 2013 @18:42
Skuadra e Partizanit stinorin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë Superiore. Ekipi tiranas pas fitores së fundit ndaj Naftëtarit, ka siguruar vendin e dytë në tabelën e Kategorisë së Parë edhe tre javë pa përfunduar stinori i rregullt.
Të kuqtë fitoren me rezultat 2-1 e arritën falë golave të Abazajt (22’) dhe të Tushes (43’), derisa për Naftëtarin goli i vetëm u shënua nga Zylyftari në minutën 48’ nga pika e bardhë.
Së bashku me Partizanin, stinorin e ardhshëm në Superiore do të luajë edhe Lushnja e cila gjendet në pozitën e parë në tabelë.
Partizani është 15 herë kampion i Shqipërisë, ndërsa në katër stinorët e fundit ka garuar në Kategorinë e Parë.