TOTTENHAM
Kthehet Bale, kthehen fitoret
21 April, 2013 @17:24
Goli i Samir Nasri-së në fillim të takimit, minuta e pestë dhe qetësia e Tottenhamit për gati 70 minuta tjera dukej se po e dërgonin ekipin e Andre Villas Boas në zhgënjim të radhës.
Por të inspiruar nga Gareth Bale dhe me zëvendësime të qëlluara nga trajneri portugez, Villas Boas, Tottenham për shtatë minuta arriti të fundosë kampionin.
Të tre zëvendësuesit kryen punë në fitoren e madhe të londinezëve sot. Lewis Holtby që hyri në vend të Gylfi Sigurdsonit asistoi për golin e të futurit, Jermain Defoe në vend të Emmanuel Adebayor, ndërsa Tom Huddlestone që hyri në vend të Scott Parkerit, asistoi për golin e tretë të Tottenhamit që e shënoi Gareth Bale. E ky i fundit krosoi mjeshtërisht në golin e barazimit që e shënoi Clint Dempsey.
Me këtë fitore Tottenham ka arritur në kuotën e 61 pikëve dhe ka mbajtur gjallë shpresat për Ligë të Kampionëve, derisa Manchester City përfundimisht ka pësuar goditjen që e largon edhe teorikisht nga titulli i kampionit, pasi që tani Manchester United me një fitore bëhet kampion.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Tottenham Hotspurs - Manchester City | 3-1 |