Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - GJILANI

‘89-shi deklason Gjilanin, del nga zona e rrezikshme

‘89-shi deklason Gjilanin, del nga zona e rrezikshme


5 December, 2020 @14:54

Pas humbjes nga Drita në derbin e qytetit, sot Gjilani u mposht përsëri.

Të drejtuar nga Sallah Sherifi pas largimit të Gentjan Mezanit, gjilanasit sot u mposhtën 3-0 (Arbnor Muja (P) 20’, Bismark Sie 77’, Rilind Namani 83’)  nga Trepça ‘89 në Mitrovicë.

Sikurse të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin kosovar, edhe kjo ndeshje filloi me një minutë heshtje në nderim të Shefqet Sinanit, ish-futbollistit të Prishtinës, i cili ndërroi jetë dje.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar.

Ishte skuadra vendase ajo që e gjeti golin përmes penalltisë së shndërruar në gol nga Arbnor Muja (20’), për ta mbyllur kështu pjesën e parë me epërsi 1-0.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, ishin përsëri vendasit ata që e gjetën rrjetën.

Fillimisht për 2-0 shënoi Bismark Sie në minutën e 77’, kurse rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Rilind Namani, duke shënuar për 3-0 rreth 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Kjo fitore, më se e merituar dhe bindëse, bën që Trepça ‘89 të largohet nga zona e “ftohtë” e tabelës, kurse Gjilani bën edhe një tjetër hap prapa në luftën për titull.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga