INTER

REUTERS
Inter agon me Mazzarrin
25 May, 2013 @8:05
Trajneri i deridjeshëm i Napolit, Walter Mazzarri, është zyrtarizuar si trajner i ri i Interit, të cilët kanë shkarkuar Andrea Stramaccionin nga kjo detyrë.
Mazzarri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kaltër-e-zi nga Milanoja dhe do të merr drejtimin e saj menjëherë pas pushimit veror.
Në anën tjetë klubi milanez ka falenderuar Stramaccionin për punën e tij profesionale, përkundër presioneve të shumta posaçërisht këtë stinor. Inter u godit këtë stinor nga shumë lëndime, ku gati i tërë ekipi i parë i tij ishte i lënduar dhe përfundoi stinorin në vendin e nëntë të Serie A.
Inter në gjysmë stinor kishte arritur që pas shtatë fitoreve me radhë t’ia prishë edhe serinë gati dyvjeçare të pamposhtshmërisë së Juventusit dhe t’i afrohet në vetëm një pikë në krye të tabelës. Por prej asaj dite klubi morri vetëm teposhtëzen.
Me ardhjen e Mazzarrit në Inter, vendin e zbraztë të tij në Napoli pritet ta zë trajneri i Chelseat, Rafael Benitez.