DORTMUND

REUTERS/Juan Medina
Kthehet Hummels
24 May, 2013 @20:59
Qendërmbrojtësi gjerman që lëndoi ligamentin e gjurit në humbjen 1-2 të Borussia Dortmundit nga Hoffenheimi, mund të luajë në finalen e nesërme të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchen.
Kështu, kanë raportuar mediat angleze pas konferencës për shtyp të mbajtur nga skuadra e Dortmundit.
“Nuk e kam 100% të shëruar, por mjekët më thanë se është e pranueshme për ndeshje 90 minutëshe me ngarkesë,” u ka thënë vetë Hummels reporterëve të shumtë që qëndronin në dalje të stadiumit, pas stërvitjes së parë të milionerëve nga Dortmundi në Wembley.