DYSHJA E AARAUT

Screenshot @ fcaarau.ch
Aarau me lajm special për dyshen që u ftua nga Kosova
1 June, 2021 @11:20
Dyshja ofanzive e Aaraut, Donat Rrudhani dhe Liridon Balaj, janë ftuar nga Bernard Challandes në ekipin senior të Kosovës për dy ndeshjet e qershorit që do të zhvillohen në Antalya të Turqisë.
Ndërsa faqja zyrtare e Aaraut ka bërë të ditur se lojërat e mira me ekipin janë shpërblyer me ftesë nga ekipi senior për herë të parë.
Kosova do të luajë ndaj Guinesë më 8 qershor 2021, ndërsa ndaj Gambisë më 11 qershor 2021. Aarau ka bërë të ditur gjithashtu se Balaj me 5 gola dhe 10 asistime në sezonin e dytë me skuadrën dhe Rrudhani me 8 gola e 9 asistime, do të luajnë për herë të parë për seniorët, pasi që më parë kanë qenë të ftuar te Kosova U-21, ndërsa tash kanë marrë ftesën nga selektori zviceran i Kosovës, Challandes.