KOMBËTARJA

Abrashi: Në fushë për 3 pikë
4 June, 2021 @22:06
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka folur në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes ndaj Uellsit.
Abrashi u tregua mjaft i lumtur që do ta bartë shiritin e kapitenit të kombëtares, ndërsa sa i përket ndeshjes u shpreh se ekipi ka kualitetin e duhur për të dalë fitues. ”Është kenaqësi e madhe dhe nder i veçantë te jem kapiten i skuadrës së Shqipërisë, skuadër qe unë e dashuroj. Me padurim pres të fillojë ndeshja.” - tha ai.
Lidhur me ndeshjen, Abrashi u shpreh se se Uellsi ka skuadrën e fortë, është fizikisht i fortë dhe luan futboll të mirë, por edhe kombëtarja jonë ka kualitet për të fituar këtë ndeshje.
Për fund, i pyetur nëse ndihet si lider i ekipit, Abrashi u shpreh se e sheh veten si lider duke marrë parasysh moshën, eksperiencën dhe karakteristikat e tij. “Dhe të kesh shiritin, edhe nëse nuk e ke shiritin, është njësoj. Puna është të jesh lider në ekip. Dhe unë e ndjej si lider veten.” - shtoi kapiteni i kombëtares.
Shqipëria luan miqësoren ndaj Uellsit nesër, me fillim nga ora 18:00.