LAZIO

Sarri mund të bëhet trajneri i Muriqit
4 June, 2021 @21:20
Ditë më parë, trajneri i Lazios Simone Inzaghi, ka nënshkruar me kampionin e Serie A-së, Interin.
Lazio vendin e tij dëshiron ta plotësojë me trajnerin Maurizio Sarri.
Kryetari i Lazios Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare, sot zyrtarisht kanë filluar bisedimet me strategun italian.
Mbetet të shihet se Sarri a do të bëhet trajneri i ri i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.