Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMIR ABRASHI

Abrashi i jep fitoren Grasshopperit

Abrashi i jep fitoren Grasshopperit


27 September, 2014 @20:16

Amir Abrashi po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në kampionatin zviceran me skuadrën e tij, Grasshopper.

Mesfushori kuqezi ka shënuar golin e fitores në minutën e 64’ të ndeshjes ndaj Aaraut, që njëkohësisht ishte edhe goli i tij i parë për sivjet në ligë.

Kjo ishte fitorja e tretë e Grasshopperit në kampionat pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara.

Te Grasshopperi luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë si Imran Bunjaku dhe Shani Tarashaj, të cilët nuk u aktivizuan fare në përballjen e sotme.


 
Të gjitha lajmet nga