Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Afrim Tovërlani emërohet përzgjedhës i Kosovës U21

Afrim Tovërlani emërohet përzgjedhës i Kosovës U21


28 July, 2022 @9:11

Trajneri që ka fituar më së shumti tituj kampioni në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani, është emëruar të mërkurën përzgjedhës i shpresave të Kosovës, duke marrë mandatin nga KE i FFK-së, pas një njoftimi nga këta të fundit.

Tovërlani, që ka fituar katër tituj kampioni në Superligë të Kosovës, do të jetë pasardhës i Michael Neesit, derisa përkohësisht këtë detyrë e kryente koordinatori i reprezentacioneve në FFK, Albert Bunjaki.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani.” — ka shkruar ndër të tjera në njoftimin lidhur me mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës.

Asnjë detaj lidhur me marrëveshjen dhe objektivat që do të duhet t’i përmbushë Tovërlani, nuk është dhënë nga FFK-ja.

Afrimi 55-vjeçar, ka fituar tre tituj kampioni me Prishtinën (2007/08, 2008/09, 2012, 13) dhe një me Feronikelin (2015/16), ndërsa ka në llogari të tij edhe dy Kupa të Kosovës, me Prishtinën (2012/13) dhe me Feronikelin (2014/15).

Kosova U21 deri tash përkundër mundit, nuk ka arritur të tregojë rezultat ngritjeje si ekip kombëtar. Në anën tjetër, zinxhiri për të cilën shërben Kosova U21 drejt seinorëve, thuajse asnjëherë s’ka funksionuar.

Përvoja e Tovërlanit jep shpresa, por gjithçka do të shihet me kohë.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova