MAN CITY

premierleague
Aguero shpëtimtar
8 November, 2014 @20:40
Ylli argjentinas i kampionit aktual të Anglisë, Sergio Aguero, ka shënuar dy herë sot për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja.
Aguero i ka dalë në shpëtim Manuel Pellegrinit, pasi që Queens Park Rangers nga fundi i tabelës kishte mundësi të fitonte ndeshjen ndaj kampionit.
Charles Austin dhe një autogol i Martin Demichelisit i dhanë epërsi vendasve, por Aguero dy herë barazoi për përfundimtaren 2-2, derisa morri edhe kreun e golashënuesve të Premier League, duke dalë i pari me 2 gola më shumë sesa Diego Costa i Chelseat.