STAR OF THE GAMEWEEK XXVI
Ahmed Januzi (KF Dukagjini) - Ylli i javës (26)
21 March, 2022 @17:24
Sulmuesi i Dukagjinit Ahmed Januzi që i shënoi dy gola ish ekipit të tij (Llapi) në kuadër të Xhiros së XXVI të Superligës është zgjedhur lojtari më i mirë i javës nga FFK dhe sponsori i Superligës, duke u emëruar si Ylli i javës.
Kjo është hera e dytë që Januzi merr këtë çmim këtë stinor në Superligë, pas asaj të fituar në Xhiron e VII.
Januzi shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij, që po lufton për mbijetesë në Superligë, duke e mposhtur thuajse i vetëm Llapin 1-2.
Sulmuesi 33-vjeçar është lojtari i vetëm i KF Dukagjini që ka marrë këtë cmim këtë stinor.