Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË KOSOVËS

Alain Giresse: Përjashtimet ndikuan!

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Alain Giresse: Përjashtimet ndikuan!


6 June, 2022 @11:03

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Greqia, ka thënë se përjashtimet e pjesës së dytë ndikuan në lojë të ekipit.

Ai e ka vlerësuar se gjithçka shkonte mirë derisa nuk ndodhi përjashtimi i Fidan Alitit me kartonin e dytë të verdhë 20 minuta para fundit të lojës, derisa pas tij edhe portieri Aro Muric u përjashtua, për shkak të lojës me dorë jashtë zonës së portierit.

“Loja në përgjithësi shkoi mirë, ne nuk i konkretizuam rastet që kishim në fillim. Teknikisht e kemi kontrolluar lojën. Sa i përket rrjedhës, ndodhi ajo që s’e prisnim, dy lojtarë na u përjashtuan. Këto rrjedhoja ndikuan që të jemi pafat për të arritur barazimin së paku. Duhet të konsolidohemi shpejt dhe të përzgjedhim një 11-she tjetër tash, pasi kemi mungesa, të paraqitemi sa më mirë në ndeshjet tjera,” ka thënë ndër të tjera francezi.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Kosova pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve ka regjistruar një fitore dhe një humbje, ndërsa Greqia ka marrë lidershipin e grupit me dy fitore.

Duelet e radhës për Kosovën gjatë javës në vijim janë ndaj Irlandës Veriore në Prishtinë dhe Greqisë në udhëtim.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve