MESFUSHORI CILËSOR

Albert Dabiqaj duke u prezantuar te FC Drita/ sshot
Albert Dabiqaj zyrtarisht i Dritës
7 July, 2023 @11:06
Njëri ndër mesfushorët më të vlerësuar në futbollin e Kosovës, Albert Dabiqaj, më në fund është zyrtarizuar si lojtar i Dritës. Ai aty ka kaluar nga rivali lokal i Dritës, SC Gjilani.
Mesfushori qendror i lindur në Deçan, që kishte nisur karrierën te ekipi i juniorëve të Besës së Pejës, në Transfermarkt vlerësohet rreth 350 mijë euro.
Pas dy stinorëvev të kaluara te Gjilani, ku kishte ardhur prej Feronikelit, Dabiqaj përfundimisht është parë me fanellën e të kaltërve nga qyteti i Anamoravës, ndërsa 26-vjeçari shihet si përforcim i madh te Drita.
Në stinorin e kaluar me Gjilanin, Dabiqaj ka dhënë 5 gola në Superligë dhe ka bërë një asistim, ndërsa ka shënuar një gol edhe në kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Në Kupë të Kosovës, ai shënoi 5 gola.◼️