KOSOVË - ÇEKI
Alex Kral: Ndaj Kosovës më vështirë se ndaj Anglisë
12 November, 2019 @15:03
Pak ditë para ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë, ndeshje që si për ne, ashtu edhe për Çekinë, është vendimtare për kualifikim në Kampionat Evropian, para mediave ka folur Alex Kral, mesfushori i Çekisë dhe Spartakut të Moskës.
“Mendoj se kemi mësuar nga disfata e pësuar në Kosovë. Duam të shkojmë në kampionat evropian dhe duhet të besojmë që mundemi.
Jemi të fokusuar vetëm të Kosova dhe rëndësinë e ndeshjes po e ndjejmë tash e sa kohë. Mund të them që kjo ndeshje do të jetë edhe më e vështirë sesa ajo ndaj Anglisë, pasi që përballemi ndaj një përfaqësueseje që po lufton direkt me ne për një vend në EURO2020, ndërkohë që Anglia ishte më e relaksuar si lider i pakontestueshëm i grupit.” - u shpreh Kral, përcjell Idnes.cz
Më tej, ai shtoi:
“Fitorja ndaj Anglisë na ka dhënë vetëbesim të madh, ndësa sa i përket mungesës së Patrik Schick, normalisht që na dobëson, por kemi zgjidhje të tjera në sulm.”
Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet në Plzen më 14 nëntor, ndeshje në të cilën vetëm fitorja ia mban gjallë shpresat për mbyllje të grupit në vendin e dytë.