CHELSEA - SOUTHAMPTON

Foto: Sky Sports
Alonso me eurogol, Chelsea fiton
16 December, 2017 @17:56
Vazhdon kontributi i Marcos Alonsos në fazën ofansive të Chelseat!
Mbrojtësi anësor sot e shënoi golin e fitores për londinezët, ndërsa goli i spanjollit erdhi nga një gjuajtje e lirë e ekzekutuar mjeshtërisht në fundin e pjesës së parë.
Për t’u përmendur është fakti që Marcos Alonso që nga debutimi i tij me Chelsean ka shënuar plot 10 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, një tregues i qartë për efikasitetin e tij në fazën sulmuese.
Kjo fitore bën që Chelsea të ngjitet në kuotën e 38 pikëve, aq sa ka edhe United, ndërsa Southamptoni deri më tash ka grumbulluar 18 pikë.