EINTRACHT-SCHALKE

Naldo përsëri barazon në fund
16 December, 2017 @17:37
Naldo ka shënuar në minutën e pestë të kohës shtesë për të siguruar një pikë për Schalken në udhëtim në Frankfurt. Qendërmbrojtësi brazilian kishte shënuar ngjashëm edhe në rikthimin masiv kundër Borussias së Dortmundit para katër xhirove.
Embolo kishte ngushtuar epërsinë në minutën 82, derisa Luka Jovic i huazuar nga Benfica kishte kaluar në epërsi Eintrachtin e Frankfurtit qysh në minutën e parë të ndeshjes. Simon Haller kishte ngritur rezultatin në 2-0 në minutën e 66.
Rikthime të ngjashme pati edhe në ndeshjet tjera. Augsburgu barazoi 3-3 me Freiburgun falë golave të Alfred Finnbogasonit në minutën 91 dhe 93. Fabian Frei shënoi në minutën 93 për barazimin e Mainzit në Bremen kundër Werderit me rezultat 2-2.
Këtë pasdite Koln shënoi fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Wolfsburgun me golin e shënuar nga Clemens.