LEGJIONARËT

Ambasadorë të Kosovës
17 February, 2014 @19:25
Adnan Januzaj, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë ambasadorët e nderit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur një njoftim kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, të lëshuar mediave kosovare sot.
Katërshja e futbollistëve të lartëcekur luajnë jashtë vendit dhe janë ndër futbollistët më të vlerësuar në ekipet ku luajnë duke pasur parasysh edhe moshën e tyre.
Tre të parët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror Brazili 2014 pasi që djersisin fanellën e reprezentacionit zviceran, derisa i fundit ende nuk ka bërë paraqitje për asnjë përfaqësuese të mundshme dhe pritet me padurim të shihet nëse do të pranojë ftesën e Kosovës për miqësoren e 5 marsit.