Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAMBURG

Slomka me mision shpëtimi

REUTERS

Slomka me mision shpëtimi


17 February, 2014 @18:49

Mirko Slomka është trajneri që do të duhet të mbajë ekipin me nam gjerman, Hamburg, në Bundesligë. Ekipi nga veriu i Gjermanisë është duke e përjetuar një stinor aspak të lakmueshëm dhe Slomkas i është besuar kjo detyrë pas shkarkimit të trajnerit holandez Bert Van Marwijk. 

Ai do të jetë në Hamburg deri në qershor të vitit 2016 sipas kontratës së nënshkruar, derisa dy muaj më parë ishte shkarkuar nga Hannoveri për shkak të rezultateve të dobëta. 

“Ka cilësi në këtë ekip dhe duhet t’i duhet t’i fusim në një bashkësi për të pasur sukses,” kanë qenë ndër fjalët e para të trajnerit të ri të ekipit të Hamburgut. Slomka 46 vjeçar ka udhëhequr edhe me Schalken në periudhën e viteve 2006-2008. 

Hamburgu është në pozitën e 17-të të tabelës së Bundesligës, të parafundit, me 16 pikë të fituara nga 21 xhiro të zhvilluara deri më tani. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga