ALBAN MEHA

SC Paderborn 07
Meha vazhdon me gola
16 February, 2014 @17:49
Mefushori kuqezi, Alban Meha dhe skuadra e tij, Paderborn, po vazhdojnë me formën e mirë.
Pas golit vendimtar në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Kolnit, Meha është shënuar përsëri në listën e golashënuesve.
Mitrovicasi ka shënuar golin e dytë të Paderbornit në ndeshjen e sotme ndaj Arminia Bielefeld, që përfundoi me rezultat 4-0 në të mirë të ekipit të Albanit.
Kjo fitore e ka ngritur Paderbornin për katër pozita më lartë në radhitjen tabelare dhe tani ekipi i Mehës gjendet në vendin e tretë falë pesë fitoreve rresht në pesë ndeshjet e fundit.