ARENA

Juve i kthehet fitores
16 February, 2014 @16:57
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka qenë tejet i nervozuar pas humbjes së pikëve të plota në ndeshjen e fundit të bianconerëve ndaj Veronës xhiron e kaluar.
E kjo ishte gati t’i ndodhë Juventusit edhe sot ndaj ekipit tjetër nga po i njejti qytet, Chievo. Mirëpo, kah fundi Fernando Llorente gjithçka çoi në vend të vetë për të regjistruar fitoren e radhës për Zonjën e Vjetër nga Torino në Juventus Arena.
Incidenti
Në ndeshje u shënua edhe një incident i vogël i Contes me tifozët bardhezinjë të cilët filluan ta fyenin pas zëvendësimit të Sebastian Giovincos me Carlos Tevezin, të cilëve Conte iu përgjigj duke bërtitur - gjë që pritet të zbulohet gjatë ditës se kush çka i tha kujt…
Sidoqoftë, Juventus me fitore i është kthyer epërsisë në tabelë, derisa përcjellësja më e afërt, Roma, luan sonte në Olimpico ndaj Sampdorias.
Rezultatet dhe tabela aktuale.