FA CUP

Premier League Official
Arsenal hakmirret ndaj Liverpoolit
16 February, 2014 @20:16
Luis Suarezit iu mohua një penallti që në rishikim të ndeshjes dukej e pastër, derisa Arsenal gjeti rrugë për kualifikim në çerekfinale të FA Cup të Anglisë.
Arsene Wenger do të takohet me Evertonin në çerekfinale të kupës derisa duhet t’i falenderohet Howard Webbit për ndihmën drejt kualifikimit, për shkak të mosdhënies së një penalltie të pastër kur Alex Oxlade Chamberlain rrëzoi Luis Suarezin në minutën e 63-të të ndeshjes.
Chamberlain, çdokund
Arsenal arriti epërsinë e parë pikërisht nëpërmjet të riut Chamberlain, që prej se është kthyer nga lëndimi po dallohet me paraqitje të mira, derisa me të filluar pjesa e dytë ka shënuar edhe sulmuesi gjerman Lukas Podolski, pas asistimit të Chamberlainit.
Liverpool dominoi plotësisht në pjesën e dytë, derisa uli epërsinë nëpërmjet të penalltisë të shkaktuar ndaj Suarezit, të cilën e shënoi Steven Gerrard.
Përkundër se ka qenë e lehtë, nuk ka dyshim që ka qenë penallti edhe në rastin e dytë kur u rrëzua Suarez pas reagimit të vonshëm të Chamberlainit, kanë konstatuar mediat angleze për penalltinë që do të duhej ta fitonte Liverpool.
Hakmarrja dhe mohimi i derbit lokal
Sidoqoftë, Arsenal duke i besuar Lukas Fabianskit ka arritur që të kalojë në çerekfinale, për t’ia mohuar një derbi lokal Liverpoolit, pasi që kundërshtari i fituesit të kësaj ndeshjeje ishte përcaktuar më parë - Everton.
Për më tepër Arsene Wenger i është hakmarrë Brendan Rodgersit për humbjen poshtëruese në ligë javë më parë, kur Liverpool mposhti Arsenalin 5-1, derisa ua bëri të ditur të gjithëve, se kjo humbje qe një aksident.
FA CUP > Çiftet çerekfinale:
Arsenal - Everton | |||
Brighton ose Hull - Sunderland | |||
Sheff Utd - Sheff Weds ose Charlton | |||
Man City - Wigan |