REAL MADRID

Ndjekja vazhdon
16 February, 2014 @20:00
Tani të tre ekipet kryesore në Spanjë kanë nga 60 pikë. Barcelona është e para, Real Madrid i dyti e Atletico Madrid i treti - vetëm në saje të golaverazhit.
Në ndeshjen e sotme, los blancosve iu deshën vetëm 5 minuta për të gjetur rrjetën e kundërshtarit. Talenti Jese Rodriguez ka vazhduar të dëshmojë cilësitë e tij golashënuese duke shënuar golin e parë të ndeshjes.
Më pas, golat e madrilenëve kanë vazhduar nëpërmjet Karim Benzemasë dhe Luka Modricit për t’i dhënë fund takimit sa i përket rezultatit, derisa lufta për titull tanimë ka marrë ashpërsinë më të madhe ku jo pikët, por edhe çdo gol i shënuar e i pësuar ka rëndësinë e vetë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.