NË GJYQ

Amiens padit Ligue 1 për rënie nga elita
13 May, 2020 @1:00
Klubi i futbollit, Amiens, që me vendim ka rënë nga elita e futbollit francez, Ligue 1, ka nisur padi ndaj ligës, bën të ditur BBC Sport sot.
Amiens, që ka qenë i 19-ti në renditjen tabelare, ka pasur vetëm 4 pikë më pak se Nimes, që ka shpëtuar nga rënia, ndërsa deri në fund të stinorit kishin mbetur edhe 10 xhiro.
Ligue 1 u anulua për këtë stinor pas shpërthimit të pandemisë coronavirus dhe ndalimit të qeverisë për aktivitete që tubojnë mbi 50 njerëz pa distancë fizike deri më 1 shtator.
Ligue 1 shpalli kampione të stinorit Paris St Germainin, që ishte në vend të parë me 12 pikë më shumë sesa ndjekësi Olympique Marseille.
Kryetari i Amiens Bernard Joannin ka thënë se klubi do të luftojë këtë vendim jo korrekt të ligës.
“Ky vendim shkon kundër sportivitetit. Ky vendim është dënim nga liga. Nuk është aspak fair-play. Do të luftojmë në gjyakata këtë vendim të padrejtë”, ka konstatuar Joannin.
Lorient dhe Lens nga Ligue 2 do të zënë vendin e Amiens dhe Toulouse në Ligue 1, pas vendimit të ligës.
“Ne nuk po e kontestojmë vendimin për të ndalë stinorin. Ne po i kontestojmë konsekuencat e këtij vendimi,” ka thënë zyrtari i lartë ligjor i Amines, Christophe Bertrand.
FRANCË

Foto: Getty Images
19 January, 2021 @12:08
Marcelo mund të largohet në fund të këtij edicioni nga Real Madridi. Mbrojtësi brazilian nuk është më në planet…
ARBËR ZENELI

17 January, 2021 @20:56
Arbër Zeneli është zgjedhur lojtari më i dalluar nga skuadra e tij, Reims, në ndeshjen e sotme të luajtur kundër…
VIDEO

17 January, 2021 @17:50
Mesfushori kosovar, Arbër Zeneli, ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij Reims, e cila po përballet me Lille,…
ANGERS - PSG

FOTO: PSG/fb
16 January, 2021 @23:31
PSG ka shënuar fitore ndaj Angers me rezultat 1-0, që ia mundëson të paktën përkohësisht pozitën e parë në Ligue…
VENDI I PARË

Foto: Ligue 1
16 January, 2021 @20:30
Paris Saint-Germain sonte synon të shënojë fitore kundër skuadrës së Angers, për të dal në vendin e parë ne Ligue…