Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I VITIT

Amir Rrahmani, më i miri i vitit sipas FFK-së

Foto: FFK

Amir Rrahmani, më i miri i vitit sipas FFK-së


22 December, 2021 @18:00

Përmes një postimi në Facebook, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti më i mirë i zgjedhur për vitin kalendarik 2021 është Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi kosovar ka kaluar një vit të shkëlqyeshëm, duke qenë lider i pazëvendësueshëm te përfaqësuesja e Kosovës, e gjatë sezonit 2021/2022 duke qenë titullar i rregullt edhe te Napoli në Itali, dhe rrjedhimisht ka arritur të zgjedhet futbollisti më i mirë kosovar i vitit 2021 nga FFK.

Sipas tranfermarkt, vlera e Amir Rrahmanit në treg është 16 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova