PRIZRENASIT FITOJNË NË GJAKOVË

Fotot: KFVellaznimi/fb
A&N kalon lehtë Vëllaznimin
13 May, 2023 @23:42
Vëllaznimi i rënë nga Liga e Parë ka pësuar edhe në ndeshjen e tretë në katër xhirot e fundit të Ligës së Parë Grupi A, duke pësuar sot nga A&N e Prizrenit me rezultat, Vëllaznimi 0-3 A&N [Liburn Shala 13’, Effiong Ekemini 26’, Rejlan Shahu 78’].
Gjakovarët kanë humbur gjasat për mbijetesë në Ligë të Parë disa javë më parë, ndërsa aktualisht pas 26 ndeshjesh kanë 11 pikë dhe qëndrojnë të fundit në renditje (pozita e dhjetë). A&N në anën tjetër ka 28 pikë dhe është e nënta, ndërsa në xhiron e fundit pret Feronikelin’74 në shtëpi, ku këta të fundit po kërkojnë Superligën. Vëllaznimi mbyll Ligën e Parë në Rahovec.