Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

A&N paralajmëron tre përforcime në ekip

A&N paralajmëron tre përforcime në ekip


23 December, 2021 @17:49

Skuadra prizrenase A&N që ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë Grupi A në pozitën e pestë, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me tre futbollistë, që do të arrijnë si përforcime në skuadër.

Sipas njoftimit të lëshuar nga bardhekaltërit, thuhet që bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, ndërsa emrat e lojtarëve nuk janë bërë të ditur, duke thënë se do të prezantohen shpejt brenda ditëve në vijim.

Kujtojmë, A&N me të përfunduar pjesa vjeshtore e stinorit emëroi trajner Petrit Rushitin me të cilin pritet të punojë përgjatë pjesës së mbetur të stinorit 2021/22. Më parë, skuadra drejtohej nga drejtori sportiv, Genc Tamniku.

Për më tepër, A&N ka bërë të ditur se treshja është mjaft cilësore!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë