PAS VAZHDIMEVE

Foto: Europa League Official
Anderlechti i Hasit mposht grekët
25 February, 2016 @23:37
Pas fitores në Belgjikë me rezultat 1-0, skuadra e Anderlechtit arriti që pas vazhdimeve të fitojë edhe ndeshjen e zhvilluar në Greqi. Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-0 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, ku me dy golat e Acheampong, skuadra e drejtuar nga gjakovari Besnik Hasi, e arriti kualifikimin.
Me skuadrën e Gentit pranë eliminimit në Champions League, Anderlechti është skuadra e vetme belge e mbetur në garat evropiane këtë sezon.