OLD TRAFFORD

Foto: Europa League Official
United kualifikohet me përmbysje
25 February, 2016 @22:59
Me një Memphis Depay në formë dhe me një super paraqitje nga debutuesi Rashford, United arriti të përmbyste humbjen e pësuar në ndeshjen e parë në Danimarkë. Përkundër disavantazhit në fillim, United arriti të shënonte 5 gola, për të avancuar tutje në raundin e 1/8 së Europa League.
Golat për skuadrën e Louis Van Gaal u shënuan nga Rashford (2), Memphis Depay, Ander Herrera dhe një autogol. Për më tepër, edhe një penallti u shpërdorua nga Juan Mata në fund të pjesës së parë.
Manchester United është skuadra e tretë angleze që kalon në 1/8 e Europa League, me Tottenhamin e Liverpoolin që po ashtu avancuan tutje.