ANG - BRA

REUTERS/Eddie Keogh
Anglia e fortë për Brazilin
6 February, 2013 @23:01
Mbi 87 mijë shikues të pranishëm sonte në stadiumin Wembley të Londrës, kanë festuar fitoren e përfaqësueses së Anglisë ndaj asaj të Brazilit.
Rolin kryesor në fitoren e anglezëve e luajti sulmuesi Wayne Rooney, i cili shënoi në minutën 26’ dhe më pas edhe asistoi për golin e fitores të Frank Lampardit në minutën 60’. Ndërsa goli i vetëm i brazilianëve erdhi nga sulmuesi Fred, i cili e mposhti portierin Joe Hart në minutën 48’ të ndeshjes.
I rikthyeri në përfaqësuesen e Brazilit, Ronaldinho, ishte i pasaktë nga pika e bardhë në minutën 19’, derisa topi i goditur nga Fred në minutën e 50’ u ndal në shtyllë.
Kjo ishte fitorja e parë e Anglisë pas gjashtë përballjeve të fundit të drejtpërdrejta me Brazilin.
REZULTATI
1 | Anglia - Brazili | 2-1 |