Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Anglia mposht Kampionin

Foto: Squawka

Anglia mposht Kampionin


26 March, 2016 @22:54

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Berlin, Anglia ka arritur të shënojë fitore në çastet e fundit të takimit, duke përmbysur epërsinë e dy golave të Kampionit në fuqi të Botës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve me golin e shënuar nga Toni Kroos, ndërsa epërsia u dyfishua në pjesën e dytë me golin e Mario Gomez. Mirëpo, golat e Harry Kane, Jamie Vardyt dhe Eric Dier në fund të takimit, i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Roy Hodgson.

Miqësoren e ardhshme Anglia e luan ndaj Holandës të martën e ardhshme, ndërsa Gjermania luan ndaj Italisë në po të njejtën ditë.

Sa i përket Euro2016, Anglia bën pjesë në grupin B bashkë me Rusinë, Uellsin e Sllovakinë ndërsa Gjermania është në grupin C me Ukrainën, Poloninë e Irlandën Veriore.


Jamie Vardy Goal - Germany 2 - 2 England - 26… by football-moments



FAKT:

Jamie Vardy ka shënuar golin e parë të tij për përfaqësuesen angleze në karrierë, pas vetëm 4 ndeshjeve të zhvilluara.

 
Të gjitha lajmet nga