HUMBJA NGA PAMPURËT
Ballkani në zonën e rrezikshme
26 March, 2016 @16:44
Skuadra e Suharekës, Ballkani, është mposhtur sot nga Fushë Kosova 3-0 dhe me këtë disfatë është futur në zonën e rrezikshme të Ligës së Parë të futbollit.
Kjo ka qenë humbja e dhjetë e Ballkanit këtë stinor, ndërsa ekipi i drejtuar nga Gëzim Hasi do të kërkojë shpëtimin në ndeshjet tjera.
TABELA AKTUALE
Fushë Kosova në anën tjetër me këtë fitore bindëse ka kapur mesin e tabelës.
Në xhiron e radhës Ballkani pret Ramiz Sadikun, ndërsa Fushë Kosova do të ketë punë të vështirë ndaj KEK-ut.