VENDIMI I KG
Ankohet Vëllaznimi, Vushtrria kampione e Ligës së Parë
13 May, 2019 @17:04
Vushtrria është bërë kampione e Ligës së Parë dhe ka siguruar Superligën. Në fakt, vushtrriasit siguruan dje Superligën me humbje 4-3 ndaj Dukagjinit në Klinë, pasi që Vëllaznimi mposhti Besën 4-0 në Gjakovë.
Mirëpo, Vëllaznimi ushtroi ankesë në FFK për aktivizimin e lojtarit Granit Elezaj (që shënoi 4 gola për Dukagjinin dje ndaj Vushtrrisë). Elezaj sipas Vëllaznimit është dashur të pushojë dje, pasi që ka pasur numrin e katër kartonave të verdhë.
Kjo, u vërtetua dhe u miratua nga KG i FFK-së dhe ndeshja Dukagjini - Vushtrria u regjistrua sot me 0-3 në të mirë të Vushtrrisë. Ky rezultat e bën Vushtrrinë edhe kampion të Ligës së Parë.
Ndërsa në anën tjetër, në dy xhirot e fundit i vë zjarr edhe më shumë luftës për shkuarje direkte në Superligë, pasi që Dukagjini, Besa e Vëllaznimi - hynë në dy xhirot e fundit me nga një pikë dallim mes vete.