Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFM

Anulohet stinori në Maqedoninë Veriore

Anulohet stinori në Maqedoninë Veriore


4 June, 2020 @15:50

Pas rasteve të shumta të paraqitura me coronavirus në ditët e fundit dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot nga Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriore (FFM) është marrë vendim që kampionati 2019/20 të ndërprehet.

Në Maqedoninë Veriore së pari si pozitiv u paraqitën katër persona te ekipi i Renovës e pastaj edhe dy të tjerë te Shkëndija.

Përkundër kësaj, kampionati mendohej të vazhdohej, por pas rasteve që kapën shifrën e mbi 200 të infektuarve në Maqedoninë Veriore brenda 3-4 ditëve të fundit, u vendos që kampionati të ndërprehet.

FFM nuk ka vendosur ende se cilat skuadra do të garojnë në gara evropiane stinorin tjetër si dhe a do të shpallin kampionin sipas gjendjes aktuale në tabelë.

Vardari lider, ka 10 pikë më shumë sesa Sileksi ndjekës dhe 11 më shumë sesa Shkëndija, që është e treta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga International