SHQIP NË BOTË
Arb Manaj në 11-shen e javës në Turqi
22 February, 2021 @11:39
Ish sulmuesi i Trepçës ‘89, Arb Manaj, po vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën e tij Balikesirspor.
Manaj këtë javë është zgjedhur në formacionin më të mirë të kësaj lige, falë performancës së shkëlqyer që kishte në ndeshjen kundër Bursasporit ku shënoi dy gola për fitoren 3-0 të ekipit të tij.
Sipas faqes SofaScore, Manaj është vlerësuar me notën 9.4, që është nota e dytë më e lartë në këtë javë.
Manaj aktualisht ka shtatë gola të shënuara në Ligën e Parë të Turqisë prej 15 paraqitjeve të zhvilluara deri më tani.