KECIORENGUCU - BURSASPOR

Arb Manaj startues në humbjen e skuadrës
2 January, 2021 @13:34
Skuadra e sulmuesit kosovar, Arb Manaj, Ankara Keciorengucu, pësoi nga Bursaspori me rezultat minimal 0-1, sot.
Golin e ish-kampionit të Superligës së Turqisë, shënoi Emirhan Aydogan në minutën e 7’ nga penalltia.
Arb Manaj në këtë ndeshje luajti 74’ minuta për skuadrën e tij.
Manaj deri më tani i ka të shënuara 4 gola në Ligën e Parë të Turqisë.